Free Web Hosting Provider - Web Hosting - E-commerce - High Speed Internet - Free Web Page
Search the Web

Rezyme






Home 

Sherbimet

Rezyme

Albumi i hundes I

Albumi  i hundes II

Albumi i vesheve

Kontakti

  


Dr. Hasan Jakupi


Dr. Hasan Jakupi u lind me 7 shkurt 1946 ne Prespe te Maqedonise. Shkollen fillore e kreu ne vendlindje (Kranje), kurse gjimnazin e filloi ne Tetove (tre vjet) dhe vitin e fundit e mbaroi ne Struge ne vitin 1964. Fakultetin e Mjekesise e kreu ne Shkup ne vitin 1971.

 

Gjate viteve 1972-1973 ka punuar si mjek i prakses se pergjithshme ne Drenas, kurse gjate vitit 1974 ka punuar edhe ne Vushtrri.

 

            Specializimin nga ORL-ja e ka fillluar ne Kliniken e ORL-se ne Prishtine, ne fund te vitit 1974 dhe e ka mbaruar ne Shkup ne vitin 1979. Prej atehere dhe deri me 1993  ka punuar ne Kliniken e ORL-se, dhe me formimin e reparteve subspecialistike prej fillimit e deri me 1993 ka udhehequr repartin e Rinologjise kur edhe perfundimisht u largua nga puna prej organit te dhunshem serb.

 

            Gjate viteve 1982-1983 ne Fakultetin e Mjekesise ne Zagreb ka regjistruar studimet postdiplomike te cilat i ka kryer me sukses te shkelqyeshem dhe njekohesisht ka percjelle kurse subspecialistike nga Rinologjia, sidomos per trajtimin operativ te deformiteteve te hundes (Rinoplastika). Me kete problematike eshte mare gjate gjithe karieres mjekesore me sukses te lakmueshem dhe me numer te operacioneve plastike te hundes mbi dy mije (deri tani).

 

            Prej vitit 1982 ka qene i angazhuar ne katedren e ORL-se si asistent dhe kete detyre e ka vazhduar deri me 2002 kur perfundimisht eshte larguar nga Klinika per te vazhduar punen ne ambulancen private qe ka filluar te punoje prej vitit 1993 ku pervec puneve ambulantore eshte marre edhe me operative klasike te ORL-se dhe kryesisht me kirurgjine rekonstruktive te hundes dhe te vesheve. Kjo ka vazhduar deri me 1999 kur debohet ne Maqedoni si te gjithe te tjeret. Gjate gjithe ketyre viteve (1993-1999), ambulanca private ka sherbyer edhe si pike arsimore e katedres ORL, ku jane mbajtur ushtrimet si dhe provimet praktike dhe teorike. Pas kthimit nga Maqedonia (pas luftes ), ka vazhduar punen si mjek dhe asistent ne Kliniken e ORL-se deri ne vitin 2002 kur largohet nga Klinika dhe qe atehere  vazhdon te punoje ne ordinancen e tij.